Art&Argëtim

Dhunoi brutalisht të dashurën pse i përmendi ish-in/ Prokuroria kërkon 13 vite burg për dhëndrin e “Sulltanit të Madhë

17 Korrik 2020, 15:42 Nga DOSJA
Dhunoi brutalisht të dashurën pse i përmendi ish-in/ Prokuroria

TURQI– Disa ditë më parë në mediat turke ka bërë  bujë lajmi se aktori i njohur Ozan Guven i cili ka luajtur edhe në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, kishte dhunuar për një vit të dashurën e tij.

Ndërkohë sëfundmi nga Zyra e Prokurorit të Stambollit ka kërkuar dënim deri në 13 vite burg për aktorin.

Vet e dashura e tij, Deniz Bulutsuz pas sherrit të rëndë mes tyre ka publikuar  fotot me sytë e nxirë ku akuzoi aktorin se e ka sulmuar fizikisht.

Ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e aktorit në Stamboll për motive xhelozie. Ndërkohë vet aktori deklaroi një tjetër version të ngjarjes.

Ai u shpreh se e dashura e kishte kërcënuar dhe e kishte dhunuar gjithashtu. Edhe aktori publikoi foto me shenja në trup duke denoncuar të dashurën për sulm.

Ngjarja ndodhi më 8 korrik ku aktori i njohur u akuzua nga e dashura  për abuzim. Arsyet e dhunës, sipas Deniz Bulutsu ishte debati që ka filluar gjatë një darke me miqtë e tyre, ku aktori ka filluar ta ofendojë në prezencë të të gjithëve, në momentin që ajo ka filluar të flasë për ish-të dashurin e saj.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz deniz bulutsu ozan guven deniz bulutsu ozan guven

Sondazh

Poll