Art&Argëtim

Harroni çdo histori! Flori Mumajesi nis romancën me ish-Missin e njohur, momentet e afërta kur dyshja përqafohen, kantautori

17 Korrik 2020, 12:39 Nga DOSJA
Harroni çdo histori! Flori Mumajesi nis romancën me ish-Missin e

TIRANË– Kantautori Flori Mumajesi ka lënë jashtë tij çdo këngëtare apo vajzë që është përfolur deri më sot, se ka pasur një lidhje sentimentale me të. Vetëm orët e fundit, këngëtari mjaft i dashur shqiptar, është hedhur në krahët e një tjetër bukurosheje.

Përqafimet me të, vetë Flori i ka publikuar në rrjetet sociale, ku shihet teksa vajzës i merr erë në qafë dhe i rrethon belin me duar. Sipas Iconstyle, vajza bionde në foto është ish-Miss Shqipëria, Arnita Beqiraj.

Vetë Flori nuk ka zbuluar identitetin vajzës, duke e quajtur si ‘flutura’ në postimet në rrjetet sociale, por në publik njihet edhe si drejtore e një sërë programacioneve të TV Klan, nga “Miss & Mister Albania” X Factor” te “Your Face Sounds Familiar”, “Dance Ëith Me” apo “Në kurthin e Peter Pan”.

Ndërsa, në një video që ka publikuar vetë Flori Mumajesi në Instastory tregon para kamerës se i ka humbur flutura.

“Ore e ke kap shumë keq me mua ti, e di unë do që të bësh story. Më ka ikur flutura…më ka ikur flutura,”– dëgjohet të thotë këngëtari.  

Pavarësisht burimeve të Iconstyle, vetë ish-Missi Beqiraj dhe këngëtari Mumajesi nuk kanë pranuar publikisht se janë në një lidhje. Flori Mumajesi e ndjek Arnitën në Instagram, ndërsa kjo e fundit, jo. Të jetë një detaj i qëllimshëm për të qëndruar larg mediave?

Kantautori është i njohur për lidhjet e gjata sentimentale me dy koleget e tij, Soni Malaj dhe Elvana Gjata. Ai është përfolur shumë herë se është në një lidhje me disa emra të muzikës shqiptare, si Kejsi Tola, Arilena Ara dhe Filloreta Raçi. Por këto të fundit, ngelën thjesht ‘zëra’.

Siç duket, Flori tashmë ka gjetur strehë në krahët e një tjetër vajze.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arnita beqiraj flori mumajesi arnita beqiraj flori mumajesi

Sondazh

Poll