Art&Argëtim

“Do paguaj unë për ta”/ Reperi gjerman mbron viktimat e Loredanës, del kundër reperes shqiptare: U preka shumë…

17 Korrik 2020, 17:00 Nga DOSJA
“Do paguaj unë për ta”/ Reperi gjerman mbron viktimat e

ZVICËR- Shantazhi që bëri bujë vitin e kaluar në media ku përfshinte reperen shqiptare Loredana Zefi është rikthyer në qëndër të vëmendjes.

Çifti nga Zvicra zbuloi se reperja ju kishte vjedhur përmes mashtrimit mijëra euro.

Në një intervistë të dhënë së fundmi Petra Z. ka thënë se ajo e familja e saj është rrënuar ekonomikisht për shkak të Loredanës, sepse kanë humbur 655 mijë euro.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe një reper gjerman, Bushido, i cili i është kthyer kundër Loredanës dhe ka premtuar publikisht se do e ndihmojë financiarisht Petra Z.

Reperi ka treguar se ai ka ndjekur këtë çështje përmes mediave dhe prandaj dëshiron të ndihmojë “viktimat e Loredanës”.

“Dua ta ndihmoj familjen. Fati i ka goditur shumë keq. Vetë situata është shumë e vështirë. Dua të sigurohem që të paktën funerali mund të paguhet”, ka thënë Bushido për “20 minuten”. Shumë njerëz të tjerë janë prekur nga historia e Petra Z. dhe kanë vendosur të kontribuojnë qoftë me diçka të vogël. Bushido ka treguar se ai e ndjen dhimbjen e familjes zvicerane sepse ka humbur dy prindërit dhe se nuk i intereson aspak reagimi i Loredanës pas donacionit të tij.

Pavarësisht se vitin e kaluar Loredana u mor në pyetje nga policia dhe prokuroria, ajo nuk ka reaguar ende në lidhje me lajmet e fundit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll