Aktualitet

Mjeku Pecnikaj hedh hije të forta dyshimi: Laboratori i ISHP-së nuk është i akredituar edhe tek Siguria Ushqimore mund të b

17 Korrik 2020, 16:14 Nga DOSJA
Mjeku Pecnikaj hedh hije të forta dyshimi: Laboratori i ISHP-së nuk

TIRANË- Mjeku Ilir Pecnikaj ka komentuar situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe ka hedhur dyshime të për akreditimin e laboratorit të Institutit të Shëndetit Publik. Në një intervistë në Fax News, mjeku u shpreh se në Shqipëri bëhen shumë pak testime dhe situata e COVID-19 është në një mjegullim të plotë.

Më tej mjeku tha se laboratori i ISHP nuk është i akredituar, por licencë ka vetëm për medotën e testimit, dhe tha se ngjitur me ISHP-në është edhe institucioni i sigurisë ushqimore, ku mund të bëhen testime për COVID-19.

Për mua është problematike është që laboratori i ISHP-së nuk është i akredituar, është e akredituar vetëm metoda. Është jashtëzakonisht e mbyllur situata që ndodh në Infektiv, ne nuk njohim asnjë person pozitiv, pasi është komplet e ndaluar nga MSH dhe ISHP, sa i takon anës klinike unë nuk jam në gjendje të flas për këtë pjesë. Nuk e di se pse duhet të mbahen kaq shumë të fshehur personat që janë pozitiv, atje në rast se një person është pozitiv, izolohen të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të. Ne duhet që të mbyllim vatrat e infeksionit”, tha mjeku ndër të tjera.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir pecnikaj instituti i shëndetit publik laboratori i analizave per covid-19 ilir pecnikaj instituti i shëndetit publik laboratori i analizave per covid-19

Sondazh

Poll