Aktualitet

EMRI/ Po punonte në një banesë të vjetër, 46-vjeçarit në Korçë i shpërthen granata, ndërron jetë në vend

17 Korrik 2020, 12:47 Nga DOSJA
EMRI/ Po punonte në një banesë të vjetër,

KORÇË– Një person ka humbur jetën në fshatin Kamenicë të Korçës, si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse. Dosja.al ka mësuar, se viktima është 46-vjeçari Hekuran Kala.

Sipas policisë, këtij shtetasi i ka shpërthyer një lëndë plasëse gjatë kohës, kur po punonte në një banesë të vjetër. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Në datën 17.07.2020, rreth orës 14:15, në fshatin Kamenicë, shtetasi H. K., rreth 46 vjeç, gjatë punës në një banesë të vjetër, i ka shpërthyer një lëndë e dyshuar plasëse dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Korçës.

(f.m/g.sh/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kamenice korce vdes i riu ne kamenice kamenice korce vdes i riu ne kamenice

Sondazh

Poll