Aktualitet

Pretendonin se kuronin Covid-19 duke përzier acidklorhidrik me ujë, Gjykata lë në detyrim paraqitjeje vëllanë dhe nipin e

17 Korrik 2020, 11:40 Nga DOSJA
Pretendonin se kuronin Covid-19 duke përzier acidklorhidrik me ujë,

KURBIN– Frederik dhe Henri Frrokaj dy kuruesit e rremë të Covid-19 janë lënë të lirë nga Gjykata e Kurbinit, disa ditë pas arrestimit. Mësohet se dy mjekët e rremë që reklamonin kurin për koronavirus në rrjetet sociale, janë lënë në detyrim paraqitjeje dhe çdo të hënë, do të duhet të paraqiten në polici.

Avokati e ka cilësuar të nxituar arrestimin e tyre. Ai shtoi ndër të tjera se kjo ka qenë një akuzë fyese për Frrokajn dhe se ka nxitje politike. Sipas avokatit, kjo është edhe një paaftësi nga ana e policisë.

“Paaftësi e policisë, ka edhen dikim politik. Kjo është e padrejtë. Ishte një akuzë e nxituar,”- u shpreh avokati.

Frederik dhe Henri Frrokaj, vëllai dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Andon Frrokaj, u vunën ë pranga para tre ditësh. Ata pretendonin se shisnin ilaçe për Covid-19.

Duke publikuar video në rrjetet sociale, Frederik dhe Henri Frrokaj përzienin acid klorhidrik me ujë dhe u bënin thirrje qytetarëve që t’i blenin për të kuruar koronaviruësin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet frederik frrokaj henri frrokaj frederik frrokaj henri frrokaj

Sondazh

Poll