Politike

Meta mbledh në Këshillin Politik maxhorancën dhe opozitën, palët diskutojnë për listat dhe koalicionet të hënën në or

17 Korrik 2020, 14:38 Nga DOSJA
Meta mbledh në Këshillin Politik maxhorancën dhe opozitën,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta dhe opozita e bashkuar kanë dalë sot me një qëndrim të përbashkët dhe kërkojnë që të gjitha ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë, që janë pjesë e Reformës Zgjedhore të diskutohen në Këshillin Politik.

Lajmi është bërë publik nga Meta, i cili sot paradite në një reagim në mediat sociale, shkroi se këtë sugjerime kishte marrë nga eksperti Kristaq Kume dhe i bëri një ftesë Ramës për t’u ulur në tryezën e Këshillit Politik. Në të njëjtën linjë është dhe opozita jashtëparlamentare, e cila prej ditësh ka kërkuar që çdo ndryshim të diskutohet në KP dhe jo në Kuvend, ku mungon konsensusi.

Pas kësaj ftese publike, ka ardhur një përgjigje nga Kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në mediat sociale shprehet se është gati të ulet e të bisedojë me të gjithë. Kreu i qeverisë propozon të hënën si ditë takimi dhe në tryezë pret Bashën dhe Metën, pasi si përfaqësues i maxhorancës do të shkojë vetë ai.

Por kur u duk se konsensusi u arrit, përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari shprehet kundër. Në një reagim, depuetja shkruan se takimi me Ramën në KP është një pazar dhe show, pasi listat e hapura janë diskutuar më herët dhe nuk janë pranuar nga opozita jashtëparlamentare. Por opozita e bashkuar ka reaguar dhe ka njoftuar se është gati të diskutojë sërish në Këshillin Politik, por kërkon që njëkohësisht të miratohet dhe marrëveshja e 5 qershorit. Nga ana tjetër anëtari i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri kërkon që takimi të bëhet të hënon ose të martën dhe njofton se do jetë prezent dhe Rama. Opozita i thotë “Po” Gjiknurit dhe kanë bërë me dije se në tryeze do jetë dhe Gazment Bardhi.  Pas dakordësimeve në distancë palër kanë zyrtarizuar se do ulen të hënën në orën 11:00 përballë njëri-tjetrit. 

Ndërkohë në Kuvend po vijojnë diskutimet për Kodin Zgjedhor dhe ndyshimet në Kushtetutë. Maxhoranca është shprehur se do të votojë marrëveshjen e arritur me opozitën jashtë Kuvendit, po ashtu do të votojë dhe ndryshimet kushtetuese që parashikojnë hapjen pjesore të listave dhe heqjen e koalicioneve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ilir meta lulzim basha ndalimi i koalicioneve rudina hajdari takimi ne kp per listat e hapura edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ilir meta lulzim basha ndalimi i koalicioneve rudina hajdari takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll