Politike

KE miraton vendimin, akordon fondin 100 mln € për Shqipërinë: Do përdoren për programin e rindërtimit

17 Korrik 2020, 14:03 Nga DOSJA
KE miraton vendimin, akordon fondin 100 mln € për

BRUKSEL- Komisioni Evropian ka miratuar sot një paketë ndihme për Shqipërisë, si mbështetje për programin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Në një njoftim për mediat, KE bën me dije se paketa financiera prej 100 milionë Euro është pjesë e të gjithë ndihmës që ky institucion do të japë për Shqipërinë.

Shuma prej 100 milionë Euro do të ndahet në 50 milion € për të vazhduar mbështetjen e programit “BE për shkollat dhe në 50 milion për të mbështetur programin BE për kulturën për rehabilitimin e zonave të dëmtuara të trashëgimisë kulturore.

DEKLARATA E PLOTË

Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 100 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për rehabilitim dhe rindërtim pas tërmetit të nëntorit 2019. Ky financim është pjesë e premtimit të përgjithshëm të Komisionit Evropian prej 115 milionë Eurosh të dhënë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, në fillim të këtij viti. Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, tha: “Me miratimin e kësaj pakete financiare prej 100 milionë Eurosh, Bashkimi Evropian po mban angazhimin e tij për ta ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, ashtu siç po e mbështesim vendin për të përballuar pasojat e krizës COVID-19. Ne e kemi mbajtur premtimin tonë për t’u qëndruar pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe e kemi përtërirë mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane”.

Programi i sapomiratuar do të përqendrohet në rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore, përfshirë mobilet dhe pajisjet, për t’u mundësuar fëmijëve dhe të rinjve të kthehen në shkollë me kushte dhe lehtësira më të mira. Ai do të bazohet në punimet e nisura tashmë në kuadrin e programit ekzistues të rindërtimit prej 15 milionë eurosh të financuar nga Komisioni Evropian. Programi i ri do të financojë më tej rehabilitimin e siteve të dëmtuara të trashëgimisë kulturore, përfshirë monumente, muze, biblioteka dhe vende arkeologjike, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe për zhvillimin ekonomik vendor. I gjithë ndërtimi do të ndjekë parimin “Rindërto më mirë”, duke zbatuar norma të qëndrueshme ndërtimi dhe duke zvogëluar rrezikun e ardhshëm, si dhe duke rindërtuar infrastrukturë dhe sisteme më të forta, më të sigurta dhe më rezistente ndaj katastrofave. Masa e veçantë do të sjellë gjithashtu përmirësime në efiçencën e energjisë.

Vendimi i sotëm është zyrtarizimi i zotimit të bërë në Konferencën e Donatorëve që u mbajt për Shqipërinë në fillim të këtij viti, ku Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, tha se Shqipëria do ndihmohet për rindërtimin pas tërmetit..  

Gjatë kësaj konference, Komisioni Evropian premtoi 115 milionë Euro mbështetje që përbëhej nga dy komponentë: Një shumë fillestare prej 15 milionë eurosh, e njoftuar tashmë në dhjetor 2019, e përqendruar në rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore dhe shtesën prej 100 milionë Euro që u miratua sot.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be ndihmon shqiperine rindertimi pas termetit be ndihmon shqiperine rindertimi pas termetit

Sondazh

Poll

Politike 17 Korrik 2020, 10:12

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar kryebashkiakun e Erion Veliaj. Përmes një videoje që ka publikuar në Facebook, Zhupa deklar...