Politike

BE-ja nxjerr listën e re: Kufijtë ende të mbyllura për Shqipërinë deri në fund të korrikut

17 Korrik 2020, 10:46 Nga DOSJA
BE-ja nxjerr listën e re: Kufijtë ende të mbyllura për

BRUKSEL-Këshilli i Evropës ka përditësuar listëve e vendeve jashtë Bashkimit Evropian që do të lejohet lëvizja që prej ditës së sotme. Por për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ende nuk ka një dritë jeshile, të paktën deri në fund të këtij muaji.

Vendet me të cilat hapen kufijtë nga data 16 korrik janë:

Algjeria

Australia

Kanadaja

Gjeorgjia

Japonia

Maroku

Zelanda e Re

Ruanda

Korea e jugut

Tajlanda

Tunizia

Uruguaji

Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit.

Shtetet si Andorra, Monako, San Marino dhe Vatikan gjithshtu do të lejohet të hyjnë ne BE, ndërkohë që lista pritet të përditësohet sërish në fund të muajit. Nga 1 korriku, BE nisi të lehtësojë masat për lëvizjen, por duket se Shqipëria do të ketë ende punë përpara pasi konsiderohet bashkë me vendet e tjera të Ballkanit si rrezik për t’u vizituar për shkak të numrave të lartë të të infektuarve me COVID-19.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be hap kufijtë levizja ne be be hap kufijtë levizja ne be

Sondazh

Poll

Politike 17 Korrik 2020, 10:12

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar kryebashkiakun e Erion Veliaj. Përmes një videoje që ka publikuar në Facebook, Zhupa deklar...