Politike

Rama pranoi ftesën e Metës e Bashës, Hajdari: Në KP u diskutuan listat e hapura, na kurseni show-n

17 Korrik 2020, 14:21 Nga DOSJA
Rama pranoi ftesën e Metës e Bashës, Hajdari: Në KP u

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari për propozimin e bërë nga Presidenti dhe opozita që në Këshillin Politik të diskutohet dhe ndryshimet kushtetuese. Në një postim në mediat sociale, Hajdari pasi Rama ka pranuar ftesën për një mbledhje në KP, është shprehur se listat e hapura janë diskutuar dhe më herët, por nuk u pranuan.

Ajo shton më tej se nëse duan pazar me Edi Ramën të na kursejnë show-n dhe të mbyllen në vilat e tyre e të mos marrin kohë qytetarëve që duan lista të hapura.

“Listat e hapura janë diskutuar ne Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashteparlamentare se e kishin mendjen te tenderi i biometrikes. Nese kane ndryshuar mendje, le ta japin ok per propozimin tim dhe te rreshtohen me qytetarët. Nëse duan pazar me Edi Ramën, të na kursejnë show të tre, të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët të cilët duan lista të hapura e duan ndryshim sepse jane lodhur nga 30 vite pazar në kurriz të tyre”, shkruan deputetja.

Më herët, Presidenti Ilir Meta dhe Partia Demokratike kanë dalë me një qëndrim të përbashkët dhe kërkojnë që të vijojnë diskutimet në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore. Ka qenë meta ai që ka ndarë lajmin me publikun dhe është shprehur se propozimi i ka ardhur nga ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, i cili është një nga ekspertët e zgjedhores. Edi Rama ka pranuar ftesën e Ramës e Metës dhe kërkon që takimi të bëhet të hënën. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ndalimi i koalicioneve rudina hajdari takimi ne kp per listat e hapura ilir meta ndalimi i koalicioneve rudina hajdari takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll