Fino “kapet” prapë me Manjën: Kot i bëre sqarimet, nuk i themi presidentit ç’të bëjë, na pyet ne ai
17 Korrik 2020, 11:01Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti Bashkim Fino ka debatuar me Ulsi Manjën, kryetarin e komisionit hetimor lidhur me presidentin Ilir Meta. Teksa Manja po jepte sqarime lidhur me shpjegimet nga relatorëve, Fino u shpreh se një ndëhyrje e tillë ishte e panevojshme.
Sipas Finos, komisioni hetimor nuk mund të bëjë rezoluta dhe vërejtje pasi presidenti ka të drejtë që të mos i dëgjojë.
“Duhet t’ia kurseje vetes këto sqarime që bëre sepse seanca e sotme ishte për të dëgjuar dy materialet e dy relatorëve që unë i dëgjoja me kujdes, prandaj them se duhet ta kurseje sqarimin që bëre, se ne nuk e marrim si ofendim, pavarësisht se ju thatë mendimin tuaj personal. Ky komision për mua nuk është komision hetimor për të bërë rezolutën. Mua nuk më intereson fare individi, por institucioni i presidentit. Çdo institucion i presidentit duhet të ketë parimin e parë dhe bazë, kushtetutën dhe respektimin e saj. Çështjet e tjera nuk kanë të bëjnë me sugjerimet që bëtë ju, se unë personalisht jam kundër. Se çfarë do të bëjmë të hënën ne, do të bëjmë rezolutë, t’i themi presidentit kujdes atje, kujdes këtu? Po kush është ky president që dëgjon mua dhe ty? Ai të thotë mua më ke zgjedhur dhe kam bërë betim para kushtetutës dhe nuk dua t’ia di për rezolutat që bën ti si parlament. Prandaj them që kot e hape këtë debat se është debat politik nga anëtarët e komisionit,”- tha Fino.
Ditën e sotme në Komision u lexua raporti i PS-së për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.Sipas hetimeve të bëra nga ana e maxhorancës, Meta ka kryer shkelje por nuk kanë pasur pasoja në vend veçse tensioneve dhe konflikteve politike.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRUKSEL-Këshilli i Evropës ka përditësuar listëve e vendeve jashtë Bashkimit Evropian që do të lejohet lëvizja që prej ditës së sotme. Por për Shqipërinë dhe ve...
TIRANË– Deputetët e opozitës së re janë larguar nga Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Pasi u njohën me qëndrimin e maxhor...
TIRANË– Partia Demokratike ka deklaruar se do të rrëzojë projektin e Edi Ramës për amnistinë fiskale, pasi sipas tyre favorizon politikanët dhe një n...
TIRANË– Sot nisën punimet për rindërtimin e banesave individuale në Farkë, të cilat pësuan dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Ram...
Politike17 Korrik 2020, 10:12
TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar kryebashkiakun e Erion Veliaj. Përmes një videoje që ka publikuar në Facebook, Zhupa deklar...
TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka nisur me debate mes socialistëve. Ishte deputeti Bashkim Fino, ai që ishte “nxehur” me një raport që qarkullonte në media pë...
TIRANË– Partia Socialiste është tërhequr nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Në raportin prej 76 faqesh, maxhoranca është shprehur se shkeljet e kryera ...
BRUKSEL– Një ditë pas publikimit të deklaratës së tri eurodeputetëve, David McAllister, Isabel Santos dhe Manolis Kefalogiannis, Parlamenti Evropian ka ripublik...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta do të ritakohet sërish me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me paketën me ndryshime kushtetuese që prit...