Politike

Rama përballet me kreun e PD-s në Farkë që i prishi shtëpinë tërmeti, Çimi: Kshu e ka demokracia….kryeministri: Na sha

17 Korrik 2020, 12:19 Nga DOSJA
Rama përballet me kreun e PD-s në Farkë që i prishi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte sot në Farkë ku bashkëm e kryebashkiakun Erion Veliaj, vendosën tullën e parë për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

Gjatë vizitës, kreu i njësisë administrative në Farkë bëri me dije se një prej persinave të cilit do t’i rindërtohet shtëpia është kreu i PD-së në këtë zonë dhe quhet Çimi.

Rama i shpjegoi Çimit se pavarësisht bindjeve politike, atij do t’i jepen katër shtëpi, nga një për secilën kurorë, duke shkëmbyer edhe batuta.

Kreu i njësisë: Çimo i shojegova kryeministri se edhe pse keni qenë katër kurora në një shtëpi. Do merrni katër shtëpi. Çimi është dhe kryetar i Partisë Demokratike. Me Çimin në fushatë jemi përballë, kurse në tërmet jemi bashkë me ndërtuar. 

Çimi: Demokracia kështu e ka….

Rama: Katër shpia do merrni po demokracia ka dhe një gjë, ju na shani, ne i ndërtojmë për ju. Po s’na shatë ju ne s’e mbledhim dot mendjen fort. Kështu që na shani….Sa më fort që na shani ju, aq më shumë na motivoni kështu që nga një shtëpi, katër shtëpi për ju.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike cimi edi rama erion veliaj rama batuta me cimin cimi edi rama erion veliaj rama batuta me cimin

Sondazh

Poll

Politike 17 Korrik 2020, 10:12

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar kryebashkiakun e Erion Veliaj. Përmes një videoje që ka publikuar në Facebook, Zhupa deklar...