PS u tërhoq nga shkarkimi i presidentit, opozita e re largohet nga Komisioni: Vazhdoni pazaret me Metën! “Harrojnë” një
17 Korrik 2020, 10:37Nga DOSJA
TIRANË– Deputetët e opozitës së re janë larguar nga Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Pasi u njohën me qëndrimin e maxhorëncës kundër largimit të Metës nga posti, edhe pse ishin ata që e propozuan, opozita e re e revoltuar vendosi që të largohej nga mbledhja online.
“Benzinë zjarrit” i hodhi edhe qëndrimi “pro” mosshkarkimit të Metës, edhe deputeti Adriatik Alimadhi. Deputetët Halit Valteri dhe Alban Zeneli kanë shprehur zhgënjimin e tyre dhe u larguan nga takimi, duke akuzuar maxhorancën se kishte bërë pazare me Metën.
PJESË NGA DEBATI:
Halit Valteri: Presidenti ka kryer shkelje të Kushtetutës. Ju premtuar shkarkimin e tij. Keni zhgëjyer edhe elektoratin tuaj. Ne si opozitë parlamentare kemi firmosur për ngritjen e këtij Komisioni dhe duam shkarkimin e Metës. Ne kemi treguar që në fillim që jemi mbështetës të institucioneve, arsye pse kemi ardhur në këtë komisioni. Kjo nuk do të thotë që ne të bëhemi pjesë e lojërave tuaja me Ilir Metën. Ndaj kemi vendosur te braktisim kete Komision dhe ju vazhdoni me pazaret tuaja.
Alban Zeneli: Diskutimet do t’i dërgjojmë më shkrim, vazhdoni se kemi gjëra më të mira për të bërë.
Ditën e sotme në Komision u lexua raporti i PS-së për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.Sipas hetimeve të bëra nga ana e maxhorancës, Meta ka kryer shkelje por nuk kanë pasur pasoja në vend veçse tensioneve dhe konflikteve politike.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Partia Demokratike ka deklaruar se do të rrëzojë projektin e Edi Ramës për amnistinë fiskale, pasi sipas tyre favorizon politikanët dhe një n...
TIRANË– Sot nisën punimet për rindërtimin e banesave individuale në Farkë, të cilat pësuan dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Ram...
Politike17 Korrik 2020, 10:12
TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar kryebashkiakun e Erion Veliaj. Përmes një videoje që ka publikuar në Facebook, Zhupa deklar...
TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka nisur me debate mes socialistëve. Ishte deputeti Bashkim Fino, ai që ishte “nxehur” me një raport që qarkullonte në media pë...
TIRANË– Partia Socialiste është tërhequr nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Në raportin prej 76 faqesh, maxhoranca është shprehur se shkeljet e kryera ...
BRUKSEL– Një ditë pas publikimit të deklaratës së tri eurodeputetëve, David McAllister, Isabel Santos dhe Manolis Kefalogiannis, Parlamenti Evropian ka ripublik...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta do të ritakohet sërish me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me paketën me ndryshime kushtetuese që prit...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka postuar një video të krydemokratit Lulzim Basha lidhur me listat e hapura.Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Ram...
BRUKSEL- Tre eurodeputetë, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (PPE, Gjermani), Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos (Soc...