Politike

Hapja e listave dhe koalicionet, Rama “i bindet” Metës e Bashës, pranon propozimin: Gati të shkojë vetë në Këshillin

17 Korrik 2020, 12:55 Nga DOSJA
Hapja e listave dhe koalicionet, Rama “i bindet” Metës e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndërruar sërish qëndrim për sa i përket ndryshime kushtetuesë që po bëhen në Kuvendin e Shqipërisë. Pas ftesës së Ilir Metës dhe Lulzim Bashës për diskutime gjithëpërfshirëse në Këshillin Politik, Rama ka pranuar që të jetë në këtë tryezë. 

Në një postim në mediat sociale, kreu i qeverisë shkruan se është gati të të shkojë vetë në Këshillin Politik që të hënën dhe pret që në tryezë të jetë Meta dhe Basha. Më tei ai shton se PS nuk ka asnjë obligim ndaj PD-LSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund. 

“PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PDLSIOP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë, ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën! PS nuk ka asnjë obligim ndaj PDLSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik, PS s’ka si të jetë kundër ,madje megjithë OP në tryezë!”, shkruan Rama. 

Më herët, Presidenti Ilir Meta dhe Partia Demokratike kanë dalë me një qëndrim të përbashkët dhe kërkojnë që të vijojnë diskutimet në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore. Ka qenë meta ai që ka ndar ëlajmin me publikun dhe është shprehur se propozimi i ka ardhur nga ish-kreu i KQZ0së, Kristaq Kume, i cili është një nga ekspertët e zgjedhores.  Opozita dhe presidenti kërkojnë rimbledhjen e Këshillit Politik dhe diskutimin atje të çdo ndryshimi, duke përfshirë dhe ndryshime kushtetuese.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ndalimi i koalicioneve edi rama ilir meta ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll

Politike 17 Korrik 2020, 10:12

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar kryebashkiakun e Erion Veliaj. Përmes një videoje që ka publikuar në Facebook, Zhupa deklar...