Aktualitet

VIDEO/ 21 vite pas arrestimit, kthehet “hija” e Zani Çaushit, kapoja i Çoles iu shpëtoi kureshtarëve nga errësira e gar

17 Korrik 2020, 11:37 Nga DOSJA
VIDEO/ 21 vite pas arrestimit, kthehet “hija” e Zani Çaushit,

KORÇË– Myrteza Çaushi, i njohur gjithashtu si Zani, ka shkuar sot në Gjykatën e Korçës për të paraqitur kërkesën për lirim me kusht. Nga burgu i Drenovës deri në Korçë, e gjithë rruga ishte “blinduar” me efektiva të Policisë.

Me automatik në dorë, efektivët janë kujdesur që Zani mos të shfaqet para mediave, duke e çuar furgonin ku po transportohej brenda në garazh. Aty duke përfituar edhe nga errësira, Zani u fut brenda në Gjykatë pa u pikasur nga askush. 

Ajo që bie në sy është fakti që kësaj herë Zani nuk ka zgjedhur që të dalë para mediave, kur ka qënë një nga personazhet e vetme të botës së krimit në Shqipëri që ka dhënë intervista për mediat vendase dhe të huaja. Ç’të ketë ndodhur vallë që ai nuk e do më vëmendjen?

Në seancën e sotme, Myrteza Çaushi ka hequr dorë nga liria. I dënuari me burg përjetë ka vendosur që të tërhiqet nga kërkesa e tij. Nuk dihen arsyet se përse “kapobanda e Vlorës” ka marrë këtë vendim kur që prej një viti më parë kishte nisur procedurat për lirimin e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zani caushi zani caushi kerkon lirine zani caushi zani caushi kerkon lirine

Sondazh

Poll