Kryeministri i hedh ‘kunjën’ Metës nga Farka, shkon me Veliajn dhe vë tullën për ndërtimin e banesave të dëmtuara: M
TIRANË– Sot nisën punimet për rindërtimin e banesave individuale në Farkë, të cilat pësuan dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj morën pjesë në vendosjen e tullës së parë të ndërtimit të banesës së familjes së Ardjan Allaraj, ndërsa në familjen Dashamir Paci nisi puna për pastrimin e terrenit për të filluar edhe aty rindërtimi.
“Jemi tek 53 shtëpi që u është lidhur kontrata; 20 shtëpi që janë 3+1; 20 shtëpi të tjera që janë 2+1 dhe pastaj kemi 13 shtëpi që janë 1+1 që janë familje më të vogla. Afatin e ka për 8 javë. Do vijojmë me këtë ritëm deri sa t’i mbarojmë këto 53, që është vetëm loti i pare,”-tha Veliaj.
Kryeministri Rama e cilësoi një ditë të shënuar nisjen e punimeve për rindërtimin e banesave të reja dhe siguroi edhe familjet e tjera për strehimin brenda një kohë të shkurtër në shtëpitë e tyre të reja.
“Kjo është një ditë e shënuar, sepse më në fund , pasi janë bërë të gjithë konstatimet, verifikimet, riverifikimet e ankesave , planifikimet, projektimet, prokurimet, fillojmë vendosim tullat, muret, fillojmë të hapim segmentin e fundit të rrugës së rindërtimit. Dua t’u them të gjithë familjeve që sot jetojnë ende në çadër, që sot janë ende në shtëpi me qira, këtu nga kjo pikë e Tiranës që nëse këto familje do të hyjnë në shtëpitë e tyre shumë shpejt, me siguri, deri në 26 nëntor , shumë e shumë të tjerë do jenë në shtëpitë e tyre, për ta kujtuar këtë vit si një vit i cili ndryshon jetën e tyre, pasi do jenë në shtëpi shumë më të mira, më të forta, me kushte absolutisht të tjera dhe do jenë në zonat, ku ndërtimi do të bëhet si një lagje e re, në një hapësirë komunitare, me krejt të tjera mundësi, shërbime e cilësi jete,”– theksoi Rama.
Mirëpo, edhe pse në Farkë, Rama nuk ka harruar replikat në distancë me Presidentin Ilir Meta në lidhje me debatin për koalicionet.
Teksa ndaloi në familjen Qordja, ku para tërmetit tre kurora jetonin në një banesë kryeministri dhe kryebashkiaku Veliaj, përsëriti sërish se çdo kurorë do të ketë edhe një banesë të sajën personale. Kreu i qeverisë nënvizoi se pavarësisht dallimeve politike, nga rindërtimi do të përfitojnë të gjithë.
“Demokracia ka dhe një gjë, ju na shani, ne i ndërtojmë për ju. Po s’na shatë ju ne nuk e mbledhim dot mendjen fort. Sa më shumë që na shani ju, aq më shumë na motivoni kështu që nga një shtëpi, katër shtëpi. Koalicion shpish. Mos u ankoni se nuk lejohen koalicion, koalicionet lejohen. Të gjithë bashkë, por secili në çatinë e vet që të mos krijohet sherr brenda për brenda,”- deklaroi Rama, duke hedhur kështu edhe ‘kunjën’ për replikat me Presidentin Ilir Meta në lidhje me koalicionet.
Presidenti Ilir Meta më herët njoftoi se di të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Meta theksoi se çdo ide për ndryshime nga Marrëveshja e 5 Qershorit duhet të shkonte përsëri në tryezën e Këshillit Politik. Presidenti ndau me publikun edhe pjesë nga deklarata e Partisë Demokratike, ku sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, tha se opozita është e gatshme që edhe ndryshimet Kushtetuese t’i diskutojë në këtë Këshill.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Mos pranoni shërbim nëse s’ju ofrohet në shqip”/ OMONIA pas thirrjes së Çuçit: Raciste, je edhe nga Gjirokastra që
TIRANË– Bashkimi demokratik i minoritetit etnik grek Omonia e ka cilësuar racizëm deklaratën e zëvendës së turizmit dhe mjedisit, Ornela Çuçi...
Publikimi i raportit të PS-së për shkarkimin e Metës, nxehet Fino: S’kam qejf që të përdorem se edhe… Manja e sqaron
TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka nisur me debate mes socialistëve. Ishte deputeti Bashkim Fino, ai që ishte “nxehur” me një raport që qarkullonte në media pë...
76 faqe raport/ PS tërhiqet nga shkarkimi i presidentit Meta: S’gjetëm mjaftueshëm shkelje. Largohet opozita: Vazhdoni paza
TIRANË– Partia Socialiste është tërhequr nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Në raportin prej 76 faqesh, maxhoranca është shprehur se shkeljet e kryera ...
PE ripublikon mesazhin e fshirë të tri eurodeputetëve: Marrëveshje konsensuale me të gjitha partitë për të vazhduar me n
BRUKSEL– Një ditë pas publikimit të deklaratës së tri eurodeputetëve, David McAllister, Isabel Santos dhe Manolis Kefalogiannis, Parlamenti Evropian ka ripublik...
Listat e hapura dhe koalicionet/ Meta-Basha: Ndryshimet Kushtetuese të diskutohen në Këshillin Politik (PROPOZIMI)
TIRANË– Presidenti Ilir Meta do të ritakohet sërish me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me paketën me ndryshime kushtetuese që prit...
‘Ka ide të vlefshme…si listat e hapura’/ Orët e vona të natës, Rama rri online dhe i gjen videon Bashës:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka postuar një video të krydemokratit Lulzim Basha lidhur me listat e hapura.Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Ram...
‘Kërcënuan’ Ramën për ndryshimet e njëanshme kushtetuese, PE fshin deklaratën e tre eurodeputetëve
BRUKSEL- Tre eurodeputetë, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (PPE, Gjermani), Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos (Soc...
“E kam pesonale se ka jetuar disa vite me mamanë time”, Bushati ironizon Manjën pasi mbrojti Ramën
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe analisti, Andi Bushati kanë debatuar sot për Reformën Zgjedhore. Të ftuar në “Open”, ku po diskutohej...
Listat e hapura, Murrizi tregon detaje nga dy takimet me Ramën: Ja çfarë arritëm
TIRANË -Deputeti Myslim Murrizi ka zbardhur detaje nga dy takimet me kryeministrin Edi Rama. Duke folur në Real Story, Murrizi u shpreh se propozimi i grup...