Aktualitet

Pse u tërhoq Zani Caushi? Avokati i “kapos” sqaron misterin: Do ta rikërkojmë lirinë, sa të saktësojmë vitet e burgut

17 Korrik 2020, 11:18 Nga DOSJA
Pse u tërhoq Zani Caushi? Avokati i “kapos” sqaron misterin: Do

KORÇË– Avokati Arben Lera ka sqaruar tërheqjen e klientit të tij, Myrteza Çaushi gjithashtu i njohur si Zani, nga kërkesa për lirim me kusht.

Sipas avokatit, është konstatuar një gabim në përllogaritjen e viteve që Çaushi ka ndenjur në burg, ndërsa ka shtuar se kërkesa e klientit të tij është e bazuar në ligjin e kohës kur është gjykuar Zani Caushi, pavarësisht se tani ka pësuar ndryshime.

Normalisht veprimi i ligjit penal është në kohë, nëse Zani Caushi është dënuar në vitin 2000 atëherë aplikohet ligji i atij viti dhe jo i vitit 2020. Dosja e Zani Caushit është komplekse sepse janë ndërthurur shumë faktorë. Për sa i përket aspekteve ligjore doktrinës ligjore, çdo i dënuar me burgim të përjetshëm i dënuar përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal, nëqoftëse kryejnë 25 vite dënim dhe përmbushin kërkesat specifike të ligjit kanë të drejtë të kërkojnë lirimin me kusht, pastaj vendos Gjykata. Zbatimi i ligjit të vjetër është detyrë e Gjykatës, janë të sanksionuara në ligj,”- deklaroi avokati.

Në seancën e sotme, Myrteza Çaushi ka hequr dorë nga liria. I dënuari me burg përjetë ka vendosur që të tërhiqet nga kërkesa e tij. Nuk dihen arsyet se përse “kapobanda e Vlorës” ka marrë këtë vendim kur që prej një viti më parë kishte nisur procedurat për lirimin e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben lera zani caushi zani caushi kerkon lirine arben lera zani caushi zani caushi kerkon lirine

Sondazh

Poll