Aktualitet

“Shtegtari” vë në pranga 44-vjeçarin e dënuar më parë për vrasje, po transportonte 5 sirianë në mënyrë të paligj

17 Korrik 2020, 11:10 Nga DOSJA
“Shtegtari” vë në pranga 44-vjeçarin e dënuar

KRUJË– Një 44-vjeçar me inicialet A.F., është vënë në pranga nga Policia e Durrësit. Sipas njoftimit zyrtar, 44-vjeçari është kapur me pesë persona në makinë, që ishin me shtetësi siriane. 

Ai akuzohet se po transportonte emigrantë të paligjshëm në kufi, në këmbim të vlerave monetare.

Ndërkohë, në njoftimin zyrtar, theksohet se 44-vjeçari i arrestuar sot në kuadër të operacionit “Shtetgtari”, banues në Krujë, ka qenë dënuar më parë për vrasje me dashje me 16 vite burg. 

Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni i koduar “Shtegtari”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit. Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Sekuestrohet mjeti me të cilin po transportonte disa shtetas sirianë dhe një aparat celular. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Durrës, për goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizuan operacionin policor të koduar “Shtegtari”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. F., 44 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në autostradën Krujë-Laç, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, 5 shtetas sirian, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale materiale u sekuestruan mjeti tip “Volksëagen” dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 44 vjecari me 5 siriane kruje arrestohet 44 vjecari me 5 siriane kruje

Sondazh

Poll