Politike

Publikimi i raportit të PS-së për shkarkimin e Metës, nxehet Fino: S’kam qejf që të përdorem se edhe… Manja e sqaron

17 Korrik 2020, 09:44 Nga DOSJA
Publikimi i raportit të PS-së për shkarkimin e Metës, nxehet

TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka nisur me debate mes socialistëve. Ishte deputeti Bashkim Fino, ai që ishte “nxehur” me një raport që qarkullonte në media për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Teksa shprehte indinjatën e tij për “rrjedhjen” e materialet, Fino paralajmëroi edhe një largim të mundshëm nga Komisioni. 

Socialistin e sqaroi vetë kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, i cili e ftoi të mos i besonte spekulimeve që qarkullonin në media pasi ai e kishte mëngjesin e sotëm raportin 76 faqesh. 

 

PJESË NGA DEBATI: 

BASHKIM FINO: Raporti i është shpërndarë mediave ditën e djeshme. Nuk më vjen mirë nëse raporti nuk ka kaluar nga anëtarët e komisionit hetimor. Do të ishte mirë që të mos përdoresha. Jam nga ata që i kuptoj gjërat dhe nuk kam qejf të përdorem. Duke qënë se nuk kam dëshirë që përdorem mund edhe të largohem nga Komisioni.

Ulsi Manja: Për të qenë korrekt me secilin kemi komunikuar mbrëmë. Raporti u deklarua mbrëmë në një media kombëtare. Nuk duhet të merremi me spekulimet mediatike. Unë si kryetar dhe anëtarët e mazhorancës e kemi marrë para pak minutash se raportimi bëhet sot. Zonja Bushka do e prezantojë në detaje.

Halit Valteri: Drejt seancës do të shkojmë me dy raporte dhe do të paraqesim një qëndrim tonin si opozitë parlamentare.

Ditën e sotme në Komision u lexua raporti i PS-së për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Sipas hetimeve të bëra nga ana e maxhorancës, Meta ka kryer shkelje por nuk kanë pasur pasoja në vend veçse tensioneve dhe konflikteve politike. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkim fino komisioni i ligjeve komisioni per shkarkimin e metes ulsi manja bashkim fino komisioni i ligjeve komisioni per shkarkimin e metes ulsi manja

Sondazh

Poll