Politike

“Mos pranoni shërbim nëse s’ju ofrohet në shqip”/ OMONIA pas thirrjes së Çuçit: Raciste, je edhe nga Gjirokastra që

17 Korrik 2020, 09:57 Nga DOSJA
“Mos pranoni shërbim nëse s’ju ofrohet në

TIRANË– Bashkimi demokratik i minoritetit etnik grek Omonia e ka cilësuar racizëm deklaratën e zëvendës së turizmit dhe mjedisit, Ornela Çuçi, e cila vetëm dy ditë më parë u bëri thirrje qytetarëve që të mos pranonin asnjë shërbim në zonat e jugut të Shqipërisë, nëse nuk u ofrohet në gjuhën shqipe, por vetëm në greqisht.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare, Omonia, e konsideron të pafalshëm këtë thirrje të politikanes, duke mos harruar të shtojë edhe faktin se vetë pyëtja e gazetarit të emisionit, ku e bëri deklaratën Çuçi, ishte provokuese.

Bashkimi demokratik i minoritetit etnik grek Omonia shton më tej se ky është një racizëm linguistik dhe antihelenizëm nga ana e zv.ministres dhe se nuk ka sens të bëhet në momentin që zonat për të cilat ajo flet, sipas minoritarëve, janë të ambientuar me dygjuhësinë.

Reagimi i plotë

Tema: Racizmi gjuhësor nga Zëvendës Ministrja e Turizmit.

Mentaliteti që mbizotëron në administratën e lartë të shtetit e zbulon vetë deklarata e Zëvendës Ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Qeverisë Rama, znj. Ornela Çuçi. Në pyetjen provokuese dhe kryesisht të njëanshme të gazetarit në kontekstin e intervistës së saj, dje në stacionin televiziv “Rtv Ora”, për atë që vizitori duhet të bënte në Jug të Shqipërisë (nënkupton zonat e Gjirokastrës, Sarandës, Himarës, etj), ku historikisht dhe në numër të konsiderueshëm jetojnë minoritarë kombëtarë grekë, politikanja bëri thirrje për të bojkotuar shërbimet që nuk u ofrohen në gjuhën shqipe.

Një politkane e re, me origjinë nga Gjirokastra, që e njeh edhe karakterin dygjuhësh të rajonit, do të duhej të jepte një mësim që të adresonte në mënyrë të drejtë edhe pyetjen e gazetarit. Porn ë vend të kësaj, preferoi të bënte të kundërtën.

Ne e dënojmë pa mëdyshje atë si zv/ministre dhe i kujtojmë asaj që ne kemi siguruar të drejtën për të përdorur gjuhën tonë nga konventat dhe praktikat e Evropës. I bëjmë thirrje Çuçit që të marrë në konsideratë edhe faktin se sa e rëndësishme ka qenë gjuha greke për Shqipërinë dhe të gjithë rajonin, dhe arsimi që i ka dhënë asaj në kohën kur nën pushtimin Osman vendi ishte zhytur në hije dhe në një injorancë të thellë. Deklarata të tilla si e politikanes janë arsyeja që Shqipëria nuk integrohet, shoqëria e saj nuk emancipohet dhe rrjedhimisht nuk ka pas përparim ekonomik.  

Nga Zyra e Shtypit dhe e Informacionit

DEEEM – OMONIA

Vetëm para dy ditësh, Zëvendës ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, u shpreh se përdorimi i gjuhës greke në jugun e Shqipërisë nuk është një politikë qeveritare, por politikë e shitësit ose atij që ofron shërbimin. Më tej ajo u ka bërë dhe një thirrje të pazakontë qytetarëve, duke thënë se nëse nuk ofrohet shërbimi në shqip të mos merret.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkimi demokratik i minoritetit etnik grek omonia omonia ornela cuci bashkimi demokratik i minoritetit etnik grek omonia omonia ornela cuci

Sondazh

Poll