Politike

76 faqe raport/ PS tërhiqet nga shkarkimi i presidentit Meta: S’gjetëm mjaftueshëm shkelje. Largohet opozita: Vazhdoni paza

17 Korrik 2020, 09:41 Nga DOSJA
76 faqe raport/ PS tërhiqet nga shkarkimi i presidentit Meta:

TIRANË– Partia Socialiste është tërhequr nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Në raportin prej 76 faqesh, maxhoranca është shprehur se shkeljet e kryera nga presidenti nuk janë të mjaftueshme për shkarkimin e tij. Ishte relatorja Klotilda Bushka, ajo që lexoi përfundimet e raportit në Komisionin e Posaçëm Hetimor në Kuvend, ndërsa opozita e re pretendon se ka zhvilluar edhe ajo një dokument paralel me atë të maxhorancës.

Sipas raportit të socialistëve, Meta ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit të kaluar dhe me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, por vendimet e tij nuk kanë pasur efekt në vend. Bushka lexoi qartë nga raporti se gjithë çfarë kishte ndodhur nga shkarkimi i Metës ishte thjesht tensione dhe konflikt politik.

Nuk gjetëm shkelje të mjaftueshme për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Shkelje ka pasur por nuk sollën pasoja. Në gjykimin tonë shkeljet nuk justifikojnë shkarkimin. Ka pasur shkelje për anulimin e ditës së zgjedhjeve, pasi ka të drejtë vetëm ta caktojë dhe nuk ka fuqi prapavepruese. Nga ato shkelje ka pasur tensione, gjë që vihen re nga veprat penale të referuara në prokurori, pas kësaj periudhea to janë mbajtur nën kontroll. Pavarësisht situatave, qytetarët votuan. Por shkeljet qëndrojnë,”-u shpreh Klotilda Bushka.

Megjithatë relatorja Bushka i shpreh se raporti i PS-së i rekomandon Kuvendit që të rishikojë kompetencat e presidentit.

Sa i takon propozimit të mësipërm komisioni hetimor çmon se nga krijimi i situatave të caktuara, bllokimi i zgjedhjeve të qershorit 2019 ashtu edhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese me qëllim për të evituar në të ardhmen ngërçe institucionale apo abuzime me zbatimin e ligjit nga institucione shtetërore, bazuar në opinionin e komisionit të Venecias i rekomandon Kuvendit rishikimin e dispozitave kushtetuese për të. Të qartësohet kompetencat formale dhe thelbësore të presidentit dhe parashikimi i tyre shprehimisht në ligjin organik për institucionin e presidentit, ku të përfshihet edhe percaktimi i mekanizmave zhbllokues në rast mos veprimi ne ushtrimin e kompetencave,”-shtoi Bushka.

Mendimit të socialistëve iu bashkua edhe kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili u shpreh se shkeljet e Metës nuk ishin të mjaftueshme për ta shkarkuar. 

Por ndryshimi i “kursit” nga ana e maxhorancës dhe “tradhëtia” e Alimadhit ka nxehur gjakrat e deputetëve të opozitës së re. Pasi kanë akuzuar socialistët se po bëjnë pazar me kreun e shtetit, ata janë larguar nga Komisioni me pretendimin se nuk duan që të bëhej pjesë e lojës Qeveri-Presidencë. 

Megjithatë ata janë shprehur se do t’i qëndrojnë qëndrimit të tyre për shkarkimin e Metës duke deklaruar edhe votat e tyre për mbledhjen e ardhshme. Komisioni do të mblidhet sërish të hënën paradite për të marrë përfundimisht vendimin lidhur me çështjen “Meta”, e cila mesa duket ngadalë po futet në sirtar. 

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta komisioni i ligjeve komisioni per shkarkimin e metes ilir meta komisioni i ligjeve komisioni per shkarkimin e metes

Sondazh

Poll