I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, do të ekstradohet drejt Italisë
17 Korrik 2020, 10:46Nga DOSJA
TIRANË– Një 33-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas njoftimit zyrtar nga Interpol Tirana, bëhet me dije se 33-vjeçari me iniciaLet T.S., arrestuar, për t’u esktraduar drejt Italisë.
Në njoftim theksohet gjithashtu se Gjykata e Brescias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Pjesëmarrje në grupe kriminale”.
Njoftimi i policisë Tiranë
Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 33-vjeçar. Operacioni nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar T. S., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Brescias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Pjesëmarrje në grupe kriminale”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mjeku imazherist Renato Osmënaj, ose i njohur ndryshe në rrjet si “Xhaxhi doktori” ka hedhur dyshime së ne vend edhe në spitalet private kurohen të...
TIRANË– Një histori më interesante sesa ajo e largimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla nga detyra po përsëritet në dyert e drejtësisë shqiptare, at...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish thirrje për miratimin urgjent të marrëveshjes së 5 qershorit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, teks...
Epidemia e COVID-19 rrezikon të dalë jashtë kontrollit në Shqipëri. Autoritetet e Shëndetësisë paralajmërojnë një rritje të qëndrueshme të të infektuarve.Vetëm ...
TIRANË– Ish-drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela ka kërkuar largimin e dy gjyqtareve Natasha Mulaj dhe Ina Rama nga shqyrtimi i vendim...