Aktualitet

KPA rrëzon kërkesën e Prelës për shkarkimin e dy gjyqtareve: Të ndiqen nga dy trupa të tjera, gjykimin e vijon me Ramën

17 Korrik 2020, 10:04 Nga DOSJA
KPA rrëzon kërkesën e Prelës për shkarkimin e dy

TIRANË– Kolegjin i Posaçëm i Apelimit ka hedhur poshtë kërkesën e Donika Prelës, ish-drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për përjashtimin e dy gjyqtareve, Ina Rama dhe Natasha Mulaj. 

Pas një ore konsultim, trupa gjykuese ka vendosur që vijimësia e pricesit të gjykimit do të ndiqet nga e njëjta trupë gjykuese.

Ndërsa kërkesat që pretendon Prela për konflikte interesi me Ina Ramën dhe Natash Mulajn, do të ndiqen veçmas. 

Prela do të vijojë të gjykohet nga e njëjta trupë gjykuese bashkë me Natasha Mulajn dhe Ina Ramën, deri në momentin që trupat e tjera gjykuese të vendosin në lidhje me kërkesat që ngriti ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në fillim të seancës.

Ndërsa Institucioni i Komisionerit Publik kërkoi që Prela të japë një sqarim të plotë për të gjithë pasurinë e saj, teksa shtoi se kanë ardhur edhe denoncime në lidhje me pastërtinë e figurës së Prelës. Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka deklaruar se ka një apartament banimi në Tiranë, dy automjete, një tokë arë në Tiranë dhe llogari bankare.

Më herët, në fillim të seancës, Donika Prela, kërkoi largimin e dy gjyqtareve Natasha Mulaj dhe Ina Rama. Konkretisht, me Ramën, Ish-drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda sqaroi se konflikti qëndron në faktin se i ka hetuar mbesën, Izabela Demirajn, të cilës u shpreh se i ka zbuluar diplomën false. Ndërsa përsa i përket Mulajt, Donika tha se po hetonte vëllezërit e gjyëtares.

(f.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet donika prela donika prela para kpa ina rasma natasha mulaj donika prela donika prela para kpa ina rasma natasha mulaj

Sondazh

Poll