Aktualitet

‘Përmbytet’ me shalqi Rruga e Kombit, kamionçina përplaset dhe përmbyset

17 Korrik 2020, 09:26 Nga DOSJA
‘Përmbytet’ me shalqi Rruga e Kombit, kamionçina

SHQIPËRI– Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Soç shihet edhe në fotot e mëposhtme, një kamion i ngarkuar me shalqi, ka humbur kontrollin, është përplasur me bordurën e rrugës dhe është përmbysur.

Kjo përplasje ka shkaktuar derdhjen e të gjithë bostanëve në rrugë, çarjen e tyre dhe ‘përmbytjen’ e Rrugës së Kombit.

Nga ngjarja në fjalë nuk raportohet të ketë pasur persona të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident tek rruga e kombit rruga e kombit aksident tek rruga e kombit rruga e kombit

Sondazh

Poll