Aktualitet

“Tre spitale private kanë të sëmurë me COVID”/ Mjeku Renato Osmënaj bën DENONCIMIN: SPAK të më kontaktojë

17 Korrik 2020, 10:35 Nga DOSJA
“Tre spitale private kanë të sëmurë me COVID”/

TIRANË– Mjeku imazherist Renato Osmënaj, ose i njohur ndryshe në rrjet si “Xhaxhi doktori” ka hedhur dyshime së ne vend edhe në spitalet private kurohen të prekur me koronavirus.

Me anë të një statusi në Facebook, duke iu drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që të mos merret me detaje dhe të ndërhyjë tek spitalet private që kanë shkelur ligjin.

Madje, mjeku ka shkuar edhe më tej, duke e ftuar Prokurorinë e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK që ta thërrasë për të dëshmuar.

“Ogi! Mos i mbaj të sëmurët COVID në spitale private OGIIIIII! Nuk e fituat dot betejën që donte BABA! Mos abuzo me shqipëtarët OGI! Ke tre spitale private që kanë të sëmurë COVID dhe ti ncuk! Mos akuzo më QSUT! Mos u mer me maska OGI! Po të jetë i interesuar SPAK të më kontaktojë!,”-shkruan “Xhaxhi doktori”.

Ndërkohë që ministrja bën apel për vendosjes së maskës, sërish numri i të prekurve nga koronavirusi është i lartë. Deri më tani janë shënuar 107 viktima, ndërsa vetëm sot kanë rezultuar pozitivë 55 persona. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu renato osmenaj koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu renato osmenaj

Sondazh

Poll