Politike

‘Kërcënuan’ Ramën për ndryshimet e njëanshme kushtetuese, PE fshin deklaratën e tre eurodeputetëve

16 Korrik 2020, 20:41 Nga DOSJA
‘Kërcënuan’ Ramën për ndryshimet e

BRUKSEL- Tre eurodeputetë, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (PPE, Gjermani), Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos (Socialistët Europianë, Portugali) dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (PPE, Greqi) kanë regauar sot me anë të një deklaratë të përbashkët për ndryshime kushtetuese në Shqipëri.

Të tre eurodeputetët kërkonin që qeveria dhe Kuvendit të mos miratonin ndryshimet kushtetuese pasi janë jo konsensuale dhe rrezikojnë negociatat me Bashkimin Evropian.

Por deklarata e tyre nuk ka qëndruar për shumë orë në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian. Nëse kërkojmë në faqen e PE, tashmë deklarata kërcënuese kundër Edi Ramës nuk ndodhet më online.

Nuk dihet ende pse njoftimi është fshirë, pasi Parlamenti Evropian thjesht e ka zhdukur dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

LINKU I DEKLARATËS: https://www.europarl.europa.eu/news/en/press-room/20200716IPR83503/the-stakes-are-high-for-albania-warn-leading-meps

Në deklaratë tre eurodeputetët, që janë jo pak të njohur për Shqipërinë shprehen se shumica parlamentare duhet të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis qeverisë dhe opozitës më 5 qershor. Ata thonë se ndryshimet kushtetuese pa konsensur me të gjitha partitë politike mund të rrezikojnë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të ngadalësojë procesin e integrimit evropian.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike david mcallister eurodeputetet kunder rames isabel santos manolis kefalogiannis parlamenti evropian david mcallister eurodeputetet kunder rames isabel santos manolis kefalogiannis parlamenti evropian

Sondazh

Poll

Politike 16 Korrik 2020, 11:23

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur mendimin e tij kundër marrëveshjes për ndryshimet në Kushtetutë.Në fjalën e tij, presidenti u shpreh se nëse m...