Politike

Manja shpjegon ndryshimet kushtetuese: Listat e hapura ka kohë që kërkohen (Pranon që ndalohen koalicionet)

16 Korrik 2020, 19:18 Nga DOSJA
Manja shpjegon ndryshimet kushtetuese: Listat e hapura ka kohë që

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka folur sot për nismën e hapjes së listave. I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Manja tha se hapja e listave ka disa kohë që kërkohet ndaj dhe PS po miraton këtë kërkesë.

“Hapja e listave është një çështje që po diskutohet shumë sot në Shqipëri. Ka disa vite që kërkohen hapjet e listave, ne si maxhorancë i jemi përgjigjur një kërkese të një grupi prej 28 deputetësh që kërkojnë të votojnë dhe të votojnë partinë dhe kandidatin”, tha ai.

Më tej kreu i Komisionit të Ligjeve u shpreh se me ndryshimet kushtetuese nuk preket, por ndryshohen teknikalitete të tjera. I pyetur për ndalimin e koalicioneve, socialisti tha se kur janë listat e hapura partitë garojnë të ndara.

“Po the lista të hapura, partitë duhet të që të shkojnë me logon e tyre dhe të garojnë me njëra tjetrën”, tha ai, duke nënkuptuar se koalicionet do ndalohen.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ndalimi i koalicioneve ulsi manja hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ndalimi i koalicioneve ulsi manja

Sondazh

Poll

Politike 16 Korrik 2020, 11:23

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur mendimin e tij kundër marrëveshjes për ndryshimet në Kushtetutë.Në fjalën e tij, presidenti u shpreh se nëse m...

Politike 16 Korrik 2020, 11:49

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur qëm ë mirë populli të mos e dijë se çfarë hapash do të ndërmarrë ai në të ardhmen.Në një konferencë me g...