Politike

Listat e hapura, Murrizi tregon detaje nga dy takimet me Ramën: Ja çfarë arritëm

16 Korrik 2020, 20:06 Nga DOSJA
Listat e hapura, Murrizi tregon detaje nga dy takimet me Ramën: Ja

TIRANË -Deputeti Myslim Murrizi ka zbardhur detaje nga dy takimet me kryeministrin Edi Rama. Duke folur në Real Story, Murrizi u shpreh se propozimi i grupit demokrat kanë qënë lista të hapura me një prag kombëtar. Më tej ai ka shtuar, se në bisedime me mazhorancën, ka arritur të mos pengojë hapjen totale të listave.

Propozimi i grupit demokrat ka qenë lista të hapura me një prag të pranueshëm kombëtar për çdo subjekt politik. Në bisedime dy herë me mazhorancën kemi arritur të mos pengojnë hapjen totale të listave, minimalja 2/3 duhet të jenë hapur, por maksimalja do të jetë në guximin e cdo partie politike. Propozimi i mazhorancës ishte që 1/3 nga lart të ishte e mbyllur, por ne nuk ishim dakord dhe kërkuam që të vihet prag nga poshtë”, tha Murrizi.

Më tej Murrizi shtoi, se sistemi më mirë për të është mazhoritari, ku kandidatët përballeshin drejtpërdrejt në balotazh.

“Kjo Kushtetutë nuk e ka votën e gjysmës së shqiptarëve. 23 vende të BE kanë këtë sistem që sot e kërkojnë shqiptarët. Për mua i mirë fare do të ishte sistemi mazhoritar i pastër, ku të gjithë kandidatët të përballeshin drejtpërdrejt me balotazh dhe të zgjidheshin ato që donin shqiptarët”, vijoi Murrizi.

Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit miratoi pak ditë më parë ndryshimet në kushtetutë për hapjen e listave në masën 2/3, ndërsa 1/3 do t’i  lihet partive për kuotat gjinore. Njëkohësisht u miratua edhe heqja e koalicioneve parazgjedhore. Këto ndryshime janë kundërshtuar nga opozita e bashkuar, grupi i PPE, kreu i CDU-CSU, Johan Wadephul, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, të cilët kanë bërë thirrje për kalimin e marrëveshjes së 5 qershorit pa ndryshime, pasi në të kundërt rrezikohen negociatat.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike listat e hapura myslim murrizi ndryshimet kushtetuese listat e hapura myslim murrizi ndryshimet kushtetuese

Sondazh

Poll

Politike 16 Korrik 2020, 11:23

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur mendimin e tij kundër marrëveshjes për ndryshimet në Kushtetutë.Në fjalën e tij, presidenti u shpreh se nëse m...