Sport

Altin Lala zbulon të ardhmen e Rashiçës: Pas largimit nga Bremen, gati të bashkohet me Leipzig

16 Korrik 2020, 17:16 Nga DOSJA
Altin Lala zbulon të ardhmen e Rashiçës: Pas largimit nga

TIRANË- Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala, ka folur sot rreth spekulimeve për të ardhmen e Milot Rashicës. Një një deklarate, ish-futbollist i Kombëtares Shqiptarë është shprehur se Rashica e ka zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme.

Në një intervistë për mediat gjermane Lala tha se sulmuesii i pëlqen shumë loja e Leipzig dhe kjo do jetë skuadra e tij e ardhshme. “RB Leipzig është një klub interesant. Trajneri dhe stili i tyre i lojës përshtaten me Milotin. Është një klub që i bën më të mirë lojtarët”, ka thënë Lala.

Më herët mediat kanë shkruar se Werder Bremen kërkon më shumë se 20 milion euro për kartonin e 24-vjeçarit nga Kosova. Gjithashtu duhet rikujtuar se Rashtica refuzoi kërkesat nga klube si Milan, Liverpool, Aston Villa dhe Napoli për të qendruar në Bundesligë.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport altin lala leipzig milot rashica werder bremen altin lala leipzig milot rashica werder bremen

Sondazh

Poll

Sport 16 Korrik 2020, 15:46

ITALI-Klubet e futbollit në Itali duhet të mësohen me idenë që këtë sezon do ta mbyllin pa praninë e tifozëve dhe ndoshta mund të fillojnë edhe edicionin e ardh...