Sport

Altin Lala zbulon të ardhmen e Rashicës, ja ku do të luajë sezonin e ardhshëm sulmuesi

16 Korrik 2020, 15:08 Nga DOSJA
Altin Lala zbulon të ardhmen e Rashicës, ja ku do të luajë

GJERMANI-Milot Rashica është lojtari i parë që do të largohet nga Ëerder Bremen, teksa agjenti Altin Lala po punon për të transferuar klientin e tij drejt një klubi më të madh. Milan, Napoli, Liverpul e Herta Berlin e kanë vendosur në shënjestër 23-vjeçarin, por duket se Leipzig do të jetë klubi i radhës për djaloshin nga Vushtrria.

Pak ditë më parë për televizionet e Kosovës, Rashica tregoi se Lala është në Gjermani dhe po punon për transferimin e tij drejt një klubi tjetër. Së fundmi është vetë Lala, që pyetet nga mediet gjermane dhe zbulon një prapaskenë mjaft interesante.

“Leipzig është një klub interesant. Trajneri dhe stili i tyre i lojës përshtaten me Milotin. Është një klub që i bën lojtarët më të mirë”, tregon Lala, i cili me këtë deklaratë zbulon një pjesë të mirë të tratativave.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport altin lala leipzig milot rashica werder bremen altin lala leipzig milot rashica werder bremen

Sondazh

Poll