Sport

Për Skënderbeun nis kampionati i vërtetë, duhet të “luajë” në dyert e Gjykatës Federale

16 Korrik 2020, 08:27 Nga DOSJA
Për Skënderbeun nis kampionati i vërtetë, duhet të

ZVICËR-Skënderbeu po pret me ankth Gjykatën Federale në Zvicër që është edhe shkalla e fundit e ankimimit. Vendimi pritet të dalë brenda verës dhe kjo bën që dilemat të jenë shumë herë më të mëdha sesa pasiguritë. Kjo shkallë nuk merret me dënimin por gjykon në parim aktet procedurale dhe ligjore nëse vendimi është marrë duke zbatuar rregullat.

Presidenti Ardjan Takaj dhe enturazhi i tij janë të bindur se nëse Gjykata Supreme në Zvicër vendos kthimin për rigjykim të çështjes, korçarët mund të marrin frymë lirisht. Një gjë e tillë do të përkthehej me një reduktim të dënimit të dhënë dhe lënien të lirë të Skënderbeut për të ardhmen.

Kjo do të sillte një cikël të ri në kampin korçar. Sipas planeve, kreu i klubit është gati që me një minimizim të dënimit të rikthehet fort në garë duke bërë sforco financiare për ta rikthyer Skënderbeun kërkues dhe pretendent për titull

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ardjan takaj gjykata federale zvicer skenderbeu ardjan takaj gjykata federale zvicer skenderbeu

Sondazh

Poll

Sport 15 Korrik 2020, 18:24

TIRANË-Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama foli për herë të parë në lidhje me largimin “agresiv” të Sormanit, i cili vetëm pak orë para derbit, nuk is...