Sport

Juventus katastrofë ndaj Sassuolo-s, po ashtu edhe Ronaldo, statistikat në ndeshjen e fundit zhgënjejnë portugezin

16 Korrik 2020, 10:11 Nga DOSJA
Juventus katastrofë ndaj Sassuolo-s, po ashtu edhe Ronaldo, statistikat

ITALI-Cristiano Ronaldo zhvilloi një paraqitje zhgënjyerse në përballjen kundër Sassuolos e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 3-3.Portugezi zhvilloi një lojë të dobët pasi nuk arriti të shënonte ose asistonte për herë të parë në Serie A që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Përveç kësaj, Ronaldo gjithashtu pati vetëm 30 prekje të topit dhe zero driblime dhe krosime. Ishte një natë e rrallë për ish-yllin e Real Madridit pas rikthimit të futbollit, pasi ditët e fundit ishe në formë të mrekullueshme.

Pavarësisht kësaj, Ronaldo mbetet i 2-ti në listën e golashënuesve të Serie A me 28 gola, vetëm një më pak se Ciro Immobile që kryeson listen e golashënuesve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus sassuolo serie a cristiano ronaldo juventus sassuolo serie a

Sondazh

Poll

Sport 15 Korrik 2020, 18:24

TIRANË-Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama foli për herë të parë në lidhje me largimin “agresiv” të Sormanit, i cili vetëm pak orë para derbit, nuk is...