Sport

FOTO/Dita e së vërtetës, Real Madrid është vetëm 90 minuta larg titullit, ja si do të jenë bluzat në rast se madrilenë

16 Korrik 2020, 10:41 Nga DOSJA
FOTO/Dita e së vërtetës, Real Madrid është vetëm

MADRID– La Liga luan javën e parafundit këtë të enjte e cila do të luhet e gjitha në një orar pikërisht në 21:00. Reali Madridit i cili i ka vendosur tashmë pothuajse të dyja duart te titulli, ka mundësinë ideale për t’u shpallur edhe zyrtarisht kampion i Spanjës për edicionin 2019-2020 nëse fiton sot në sfidën shtëpiake ndaj Villareal.

Për të fituar kampionatin skuadrës së Zidane do t’i mjaftonin edhe dy barazime në dy ndeshjet e fundit por Benzema me shokë do të kërkojnë të mbyllin llogaritë që sot në sfidën ndaj nëndetses së verdhë. Në rast suksesi,tifozët nuk do të kenë mundësi të grumbullohen në rrugët e Madridit për shkak të koronavirusit.

13-herë kampionët e Europës lançuan bluzën e posaçme për kurorëzimin si kampionë të Spanjës. Fanela është publikuar në faqen zyrtare të Realit dhe kushton 109.95 euro.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport la liga real madrid villareal la liga real madrid villareal

Sondazh

Poll

Sport 15 Korrik 2020, 18:24

TIRANË-Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama foli për herë të parë në lidhje me largimin “agresiv” të Sormanit, i cili vetëm pak orë para derbit, nuk is...