Sport

Mançester Siti gati për merkato të dyfishtë në Serie A, Guardiola në luftë me ish-skuadrën e tij

16 Korrik 2020, 15:01 Nga DOSJA
Mançester Siti gati për merkato të dyfishtë në Serie

ANGLI- Mançester Siti është gati të hyjë fuqishën në merkato këtë sezon pasi ju hoq dënimi nga Arbitrazhi Sportit. Skuadra angleze kërkon që të marrë shërbimet e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez dhe të mbrojtësit të Napolit, Kalidu Kulibali.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se skuadra e Pep Guardiolës është e gatshme të hyjë në garë me legjendën e Spanjës, Barcelonën për Martinez pasi ai ka refuzuar të rinovojë kontratën me “zikaltërit”.

Skuadra angleze e shikon Martinezin si zëvendësuesin ideal të sulmuesit Serxhio Agueros. Ndërsa për mbrojtësin Kulibali, skuadra ka thënë se do ta japi nëse i vjen një ofertë e mirë.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bercelona kalidu kulibali lautaro martinez bercelona kalidu kulibali lautaro martinez

Sondazh

Poll