Sport

16 Korrik 2020, 15:46 Nga DOSJA

ITALI-Klubet e futbollit në Itali duhet të mësohen me idenë që këtë sezon do ta mbyllin pa praninë e tifozëve dhe ndoshta mund të fillojnë edhe edicionin e ardhshëm me shkallët e boshatisura për shkak të COVID-19 nëse nuk vihet në zbatim siç duhet një plan i qartë pune. Konfirmimin e jep Ministri për Sportin në Itali, Vincenco Spadafora, i cili theksoi se po punohet që gjithçka të jetë gati në shtator dhe të rifillojnë ndeshjet me praninë e mbështetësve, por më parë do të jetë thuajse e pamundur.

“Emergjenca shëndetësore na ka detyruar që të bllokojmë gjithçka, pastaj gradualisht arritëm të hapnim gjërat. Kujdesi na mundësoi që në fund edhe të rihapeshin aktivitetet sportive. Në bashkëpunim me komitetet përkatëse dhe Ministrinë e Shëndetësisë kemi rënë dakord që të vazhdojmë në këtë mënyrë të kujdesshme, që të përgatitemi sa më mirë që në shtator të jenë të gjitha kushtet që të mund të rihapim stadiumet për dhjetëra mijëra tifozë që të ndjekin aktivitetet sportive.

Mbeten pak më shumë se dy javë deri në mbylljen e kampionatit dhe sot do të ishte e vështirë ta organizonim siç duhet. Unë jam i përkushtuar që të vendosim këtë plan në zbatim në muajin shtator”; theksoi ai.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll serie a vincenco spadafora futboll serie a vincenco spadafora

Sondazh

Poll