Sport

“E patë se çfarë bën gjyqtarët?!”, Gjici ja faturon dështimin e Kupës gjykimit, por i “tërheq veshin” stafit tek

16 Korrik 2020, 08:42 Nga DOSJA
“E patë se çfarë bën gjyqtarët?!”, Gjici

KUKËS- Një sezon i dështuar do të jetë ky për Kukësin nëse nuk do të fitojë Superioren, teksa pavarësisht investimeve të mëdha nga ana e Gjicit, janë eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë. Takimi i mbyllur në shifrat 2-1 nga Teuta ka bërë që të jenë durrsakët që të shkojnë në finalen e këtij kompeticioni. I zhgënjyer nga ky rezultat ka qenë Safet Gjici, sipas presidentit të nderit, ekipi ai ja faturoi këtë dështim gjykimit, por dhe për paraqitjen e skuadrës së tij.

“E patë të gjithë se çfarë bënë gjyqtarët. Thonë që goli i parë ishte faull? Po pse more, i dyti si ishte? Shikojeni me kujdes, se është e qartë. Më vjen shumë keq, por e panë njerëzit se ç’ndodhi. Jam tej mase i zhgënjyer edhe me skuadrën, por sidomos me stafin teknik. Ne e kishim në dorë ndeshjen dhe kurrsesi nuk mundet që të eliminoheshim në këtë mënyrë.

Ne ishim thuajse të kualifikuar dhe kurrsesi nuk mund të eliminoheshim. Edhe ndërrimet e lojtarëve mendoj se u bënë gabim. Stafi ka përgjegjësi për këtë”. Përfundon Safet Gjici.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi safet gjici teuta kukesi safet gjici teuta

Sondazh

Poll

Sport 15 Korrik 2020, 18:24

TIRANË-Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama foli për herë të parë në lidhje me largimin “agresiv” të Sormanit, i cili vetëm pak orë para derbit, nuk is...