Aktualitet

Dyshohet se dorëzoi drogën në Itali dhe u pikas në kthim, hetimi për gomonen në Vlorë, si i shpëtoi policisë kufitare

16 Korrik 2020, 16:52 Nga DOSJA
Dyshohet se dorëzoi drogën në Itali dhe u pikas në kthim,

VLORË -Pas më shumë se 5 orë ndjekjesh, Delta Force, së bashku me Guardia di Finanza, dhe rojen bregdetare të Vlorës, arritën të sekuestronin një gomone, e cila dyshohej se përdorej për trafik droge nga Shqipëria në Itali.  Gomonia u sekuestrua në afërsi të Mifolit, por personat që ndodheshin brenda saj kishin mundur që të arratiseshin.

Dyshohet se ata janë fshehur në drejtim të pyllit dhe zonave aty pranë. Gjithashtu mendohet se gomonia është përdorur edhe për trafik klandestinësh. Sipas “Balkanweb”, gomonia është mbi 10m e gjatë, me tre motorë me 350 kuaj fuqi dhe është e para e këtij lloji e sekuestruar në vendin tonë.

Njëkohësisht gomonia kishte edhe radarë, për të kontrolluar territoren ku ajo kalonte. Pavarësisht se u anagazhuan 7 mjete lundruese, një helikopter dhe një dron, trafikantët nuk u kapën. Pas sinjalizimit nga Guardia di Finanza, gomonia u ndoq deri në afërsi të Vjosës. Ka dyshime se trafikantët e kanë dorëzuar në Itali lëndën narkotike dhe janë pikasur në kthim.

Ndërkohë po hetohen edhe veprimet e policisë shqiptare, të cilës i ka shpëtuar një gomonia, kur është nisur nga Shqipëria. Gjithashtu Guardia di Finanza po heton lëvizjet e gomones nëpërmjet radarit, për të parë të gjitha lëvizjet e mjetit lundrues.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gomonia ne vlore vlore gomonia ne vlore vlore

Sondazh

Poll