Aktualitet

Atentati ndaj Likës dhe Gjergjit/ Artan Hoxha: Ekzekutorët në Laç shkuan për tjetër kënd, ishte vrasje me porosi

16 Korrik 2020, 16:16 Nga DOSJA
Atentati ndaj Likës dhe Gjergjit/ Artan Hoxha: Ekzekutorët në

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se vrasësit në Laç kanë shkuar për të vrarë dikë tjetër, dhe jo Bujar Likën e Paulin Gjergji Markajn, dy personat që mbetën viktimë nga ngjarja.

I ftuar në studion e “AbcNews”, Hoxha tha se kjo ishte një vrasje e organizuar dhe me porosi, emrat e porositësve nuk dihen ende. Gjithsesi gazetari shtoi se lajm i mirë është që janë kapur ekzekutorët, të cilët për t’i shpëtuar dënimit maksimal, do të flasin.

Ende nuk janë identifikuar porositësit. Nuk është ngjarje siç është thënë deri më tani. Është një ngjarje e bërë me porosi. Autorët u futën në atë histori për tjetër kënd. Uroj që Prokuroria të zbardhë gjithçka. Te ngjarja e Laçit janë kapur ekzekutorët dhe për t’i shpëtuar dënimit maksimal….do flasin. Ky është lajm i mirë, tregon që funksionon gjithçka siç duhet kur kemi burimet e duhura,”- tha Hoxha ndër të tjera.

Atentati i dyfishtë në Laç tashmë është zbardhur. Në pranga ka rënë Eduart Lamaj, 30-vjeçari nga Snaxhaku i Kurbinit, i cili akuzohet se është personi që qëlloi për vdekje Bujar Likën dhe Paulin Gjergji Markun, mbrëmjen e 30 majit. Në pranga ka rënë edhe Ilir Xhepaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha atentati ne lac ilir xhepaj paulin gjergji markaj vritet biznemeni bujar lika artan hoxha atentati ne lac ilir xhepaj paulin gjergji markaj vritet biznemeni bujar lika

Sondazh

Poll