Aktualitet

“E bënë kastile, për të humbur gjurmët”/ Artan Hoxha komenton operacionin e sotëm në Vlorë: Trafikantët s’i kap d

16 Korrik 2020, 15:46 Nga DOSJA
“E bënë kastile, për të humbur gjurmët”/

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha komentoi operacionin e zhvilluar ditën e sotme në ujërat e Vlorës, që përfundoi pa të arrestuar.

I ftuar në studion e “Abcnews”, Hoxha tha se bandat kriminale në ditët e sotme po përdorin mjete të fuqishme dhe se tashmë nuk kapen dot më nga policia.

Gazetari shtoi më tej se ende po vijojnë kërkimet dhe se braktisja e gomones nga vetë trafikantët është një strategji, për të humbur gjurmët.

“Trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria nuk është ndërprerë ndonjëherë. Ai ka një luhatje si kurba e Covidit. Gomonet që përdoren sot janë shumë të fuqishëm, të cilat mund t’i kapësh vetëm nëse i mbarohet karburanti, ose në zbarkim të lëndës narkotike, pasi janë shumë të shpejta. Rasti i Met Kananit është ekzemplar, u kap banda, por nuk u kap kurrë as skafi dhe as skafisti. Këta njerëz merren me atë punë. Grupet kriminale kanë një aftësi të madhe financiare dhe financojnë për të blerë skafe të fuqishme. Operacioni i sotëm i zhvilluar ditën në një kohë të mirë dhe prapë nuk u kap ngarkesa dhe as skafistët. I gjithë operacioni në fund u gjet vetëm skafi i braktisur. Ende nuk dihet tashmë nëse ka pasur ngarkesa. Deri tani kemi vetëm një mjet që është humbje minimale për ata. Rasti i sotëm u bë i bujshëm sepse italianët hynë në lojë. 1 Kg kanabis në Shqipëri ka shkuar 1000 euro,”- tha Hoxha ndër të tjera.

Per pesë orë rresht, Delta e Vlorës dhe Guardia di Finanzia ndoqën skafin ku dyshonin se ndodheshin dy trafikantë të ngarkuar me lëndë narkotike. Në fund, skafistët braktisën gomonen dhe u futën në zonat pyjore. Policia i identifikoi ato dhe po i kërkon ende, ndërkohë që nuk ka bërë publike të dhëna të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll