Aktualitet

Padia e pazakontë në Tiranë, kallëzon fqinjin se i pështyn makinën: Mendon se jam me COVID-19

16 Korrik 2020, 16:16 Nga DOSJA
Padia e pazakontë në Tiranë, kallëzon fqinjin se i

TIRANË -Një padi e pazakontë është regjistruar në Tiranë, mes dy familjeve të cilat janë prej kohësh në sherr. Sipas “Balkanweb”, Skënder Hasmeta pretendon se komshiu i tij Dilaver Muçopata i pështyn makinën sepse mendon se është me COVID-19.

Dokumenti  është firmosur edhe nga oficeri i Policisë Gjyqësore. Kallëzuesi ndërkohë nuk ka pretendime për kanosje me jetë apo vepra të tjera penale të kryera nga komshiu i tij.

Dy familjet, Hasmeta dhe Muçopata janë prej 20 vitesh në sherr. Skënder Hasmeta ka kallëzuar disa herë Muçopatën, por gjykata e ka pushuar gjithmonë çështjen.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kallezimi per peshtymen ne makine kallezimi per peshtymen ne makine

Sondazh

Poll