Aktualitet

Zani Caushi drejt lirimit, Gjykata e Korçës vendos nesër. Prokuroria kundërshton të dënuarin

16 Korrik 2020, 16:47 Nga DOSJA
Zani Caushi drejt lirimit, Gjykata e Korçës vendos nesër.

KORÇË– Gjykata e Korçës që të zhvillojë nesër seancën për Myrteza (Zani) Çaushi. Nesër do të dëgjohen konkluzionet përfundimtare të prokurorisë dhe avokatit mbrojtës, që do përballin pretendimet e tyre.  Më herët është bërë me dije se Prokuroria e Koçës do të kundërshtojë lirimin e ish-kreut të bandës së Vlorës në vitin 1997, i cili kërkon lirim me kusht dhe pse është i dërguar përjetë. Sipas akuzës, Caushi nuk plotëson kriteret ligjore për të përfituar lirimin me kusht, siç parashikon neni 64 dhe 65 i Kodit të Procedurës Penale.

Pak ditë më parë u njoftuar se ish-kreu i bandës së Çoles në Vlorë, Zani Caushi, ka nisur përpjekjet për të fituar lirinë me kusht. Caushi që në korrik të 2019-ës, Gjykata e Korçës pranoi kërkesën e tij, duke përfshirë në dënim edhe kohën e qëndrimit në paraburgim. Caushi në kërkesën e tij për Gjykatën e Korçës, pretendon se koha e paraburgimit, nuk i ishte llogaritur dhe drejtësia vendosi në favor të tij. Të gjitha përpjekjet e ish-të fortit të Vlorës për ulje dënimi, kanë pasur një qëllim të vetëm, atë të përfitimit të lirimit me kusht.

Zani Caushi është arrestuar për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në vitin e mbrpashtë 1997 në Vlorë. Gjatë kohës kur ai vuante dënimin në burgun e Burrelit u martua me Arjana Panxhen, me të cilën pati edhe një djalë. Pas transferimit në burgun e Drenovës, Panxha e ndoqi nga pas dhe mori një shtëpi për të qëndruar pranë tij.

Myrteza Caushi mbahet mend në Vlorë si personi që mori në mbrojtje ish-kryeministrin italian Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Në vitin 1997 ai u arratis nga një burg i sigurisë së lartë në Greqi, ku ishte dënuar me 101 vite burg për vrasje. Më pas ai u arrestua 2 vitë më vonë në Shqipëri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zani caushi zani caushi kerkon lirine zani caushi zani caushi kerkon lirine

Sondazh

Poll