Aktualitet

Vrau nënë e bijë në vitin 2001, Marjan Rroku kërkon kthimin e 175 të dënuarve që përfituan nga amnistia në burg: Më d

16 Korrik 2020, 15:07 Nga DOSJA
Vrau nënë e bijë në vitin 2001, Marjan Rroku kërkon

TIRANË– Marjan Rroku, ish-agjenti i SHISH, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm pasi para 19 vitesh kreu një vrasje të dyfishtë, kërkon të lirohet sërish nga burgu. Roku ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, ku ka kërkuar që të gjithë ata që u liruan duke përfituar nga amnistia e 30 janarit të këtij viti, të rikthehen sërish në qeli.

Këtë gjë, i dënuari për vrasjen e nënë e bijë, Alda dhe Mbarime Canaj, e bëri me pretendimin se atë vetë e kanë përjashtuar nga kategoria e të dënuarve që lanë qelinë. Kështu, sipas Rrokut është cënuar barazia pa ligjit.

Në kërkesën e tij, Marjan Rroku e konsideroi diskriminuese amnistinë dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Por, Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë këtë pretendim të Rrokut. Organi i drejtësisë e ka cilësuar pretendimin e Rrokut, të pabazuar në ligj dhe trupa gjykuese e përbërë nga Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari vendosën të mos e kalojnë në shqyrtim në seancë plenare këtë kërkesë.

Në vendim, thuhet se ndaj Rrokut nuk është kryer asnjë lloj diskriminimi, pasi ai nuk bën pjesë tek personat që plotëson kriteret për të përfituar nga kjo amnisti, duke qenë se është i dënuar me burg të përjetshëm.

Madje, në vendim theksohet edhe se nga kjo amnisti nuk kanë përfituar as femrat e dënuara me të njëjtin lloj dënimi si kërkuesi, të përjetshëm.

Marjan Rroku e kreu krimin e dyfishtë në vitin 2001. Ai vrau Alda Canajn e nënën e saj, Mbarimen. Kjo e fundit, në përpje për të mbuluar me çantë të bijën nga plumbat, vdiq edhe vetë. Pas krimit të rëndë, Rroku udhëtoi drejt SHBA-së, por kohë më pas u arrestua dhe u ekstradua drejt Shqipërisë ku edhe po vuan dënimin me burg të përjetshëm.

Marjan Rroku nuk është i pari i dënuar me burg të përjetshëm që kërkon lirinë. Më herët edhe Gazmend Brakaj, i dënuar me dy burgime të përjetshëm dhe Zani Caushi, i dënuar po me burg të përjetshëm, kërkuan lirinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alda canaj marjan rroku mbarime canaj alda canaj marjan rroku mbarime canaj

Sondazh

Poll