Aktualitet

Lëshonin libreza abuzive, SPAK mësyn te ISHSH dhe drejtoritë rajonale të shëndetit, 13 punonjës në hetim, zbardhen masat

16 Korrik 2020, 15:54 Nga DOSJA

TIRANË – Policia e Tiranës ka kryer disa arrestime në Tiranë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Organi i akuzës prej muajsh ka zhvilluar hetime për punonjësit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe ato të drejtorive rajonale të Kujdesit Shëndetësor.

SPAK bën me dije, se nën hetim janë marrë 5 inspektorë të Drejtorisë Rajonale të  Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Tiranë, një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë, 8 punonjës të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrave Shëndetësore në Tiranë, si dhe administrator e përfaqësues të subjekteve tregtare. Të gjithë këta persona, akuzohen për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike të kryer më shumë se një herë” dhe shpërdorim detyre.

Për dy prej personave nën hetim Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për dy zyrtarë, “Arrest në shtëpi” për 9 të tjerë dhe “pezullim i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik”, për tre prej të hetuarve. Mësohet se të gjithë masat e sigurisë janë ekzekutuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet librezat abuzive te sigurimeve shoqerore shoqerohen punonjesit e sigurimeve shoqerore librezat abuzive te sigurimeve shoqerore shoqerohen punonjesit e sigurimeve shoqerore

Sondazh

Poll