Aktualitet

Artan Hoxha zbulon ngjarjen e pa raportuar në Tiranë: U futën pa dashje mes kanabisit, rojet i rrahën se menduan që…

16 Korrik 2020, 15:53 Nga DOSJA
Artan Hoxha zbulon ngjarjen e pa raportuar në Tiranë: U futën pa

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një ngjarje të paraportuar më herët, dhe gjë ka ndodhur në Tiranë.

I ftuar në studion e “AbcNews”, Hoxha tha se tre qytetarë janë rrahur nga disa persona vetëm sepse kanë qenë duke shëtitur në kodrat, në periferi të Tiranës.

Hoxha shtoi se dhunuesit ishin roje të terreneve të mbjellë me kanabis dhe se kur kanë parë qytetarët të shëtisnin, kanë menduar se i kanë spiunuar dhe i kanë rrahur.

“SHÇBA ka nisur me dhjetëra referime për situata të tilla. Edhe në Tiranë. Tre qytetarë po bënin hiking në rrethina dhe padashur hynë në një zonë që ishte kultivuar kanabis. Dhe rojet e kanabisit i rrahën. Këto ndodhin mbrapa kodrave të Saukut, mbrapa kodrave në Kombinat. Është një çështje në hetim. Por është fat që në momentin kur u kërkua të ndërhyhej sasia e kanabisit ishte i korrur. Dikush ka dekonspiruar. Ishte një sipërmarrje që shkoi dëm. Policia asgjësoi kanabisin por nuk gjeti dot grupin,”- u shpreh gazetari. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll