Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Hoti dhe Vuçiç në takimin me Borrell në Bruksel (FOTOT)

16 Korrik 2020, 16:06 Nga DOSJA

BRUKSEL– Ka nisur prej në orën 16:00 takimi mes Kryeministrit të Kosovës  Avdullah Hoti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Në disa postime në Twitter, Zëdhënësja për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë së BE-së,  Nabila Massrali ka publikuar fotot nga takimi i Hotit dhe Vuçiç me Borrell.

Deri më tani ka folur vetëm Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell ndërsa pritet që të mbajë fjalën e tij edhe Lajçak.

 

Ky takim i drejtpërdrejtë vjen pas takimit virtual të 12 korrikut mes të dy palëve, ku në atë bisedë Kryeministri Hoti ka thënë se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet me Serbinë. Dialogu mes këtyre dy vendeve është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vendosur Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia. Taksa 100 % u zëvendësuarme masa reciprociteti, por me ardhjen në pushtet të Qeverisë Hoti u hoq reciprociteti, ku sipas tij erdhi me qëllim vazhdimin e dialogut.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020 takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020

Sondazh

Poll