Bota

Këngëtarja e njohur amerikane qëllohet me armë zjarri/ Megan i shpëton plumbave për mrekulli: Kishin qëllim që të më d

16 Korrik 2020, 15:10 Nga DOSJA
Këngëtarja e njohur amerikane qëllohet me armë zjarri/ Megan

SHBA- Reperja e njohur amerikane Megan Thee Stallion është qëlluar me armë zjarri por që fatmirësiht ështëjashtë rrezikut për jetën .

Lajmine ka bërë të ditur vet këngëtarja duke thënë se është e lumtur që është gjallë por megjiathtë këngëtarja ka dhënë pak detaje për dëmtimet e saj ose si ndodhi ngjarja. Ajo tashmë është duke marrë mjekim në spital sakq thotë se e kanë qëlluar mbi të me qëllim që ta lëndonin fiziksht.

Në një video  të publikuar shihet se ajo është lënduar në këmbë pasi  nga këmba e saj del gjak. Mësohet se ka qenë policia ajo që ka dërguar reperen në spital sakaq ka policia ndaloi një makinë brenda së cilës ndodhej edhe reperi Tory Lanez.

“Të Dielën në mëngjes, pata plagë me armë zjarri, si rezultat i një krimi që u krye kundër meje dhe u bë me qëllimin të më dëmtonte fizikisht. Asnjëherë nuk u arrestova, policët më çuan në spital, ku iu nënshtrova operacionit për të hequr plumbat. Jam tepër mirënjohës që jam gjallë dhe se pritet të bëj një rikuperim të plotë, por ishte e rëndësishme për mua të sqaroja detajet në lidhje me këtë natë traumatike”, ka thënë këngëtarja.

Reperja me origjinë nga Teksasi, emri i vërtetë i të cilës është Megan Pete, kryesoi në muzikën amerikane në maj me Savage, kënga, e cila u bë virale në TikTok.

Megan u emërua gjithashtu artistja më e mirë femër hip-hop në BET Aëards muajin e kaluar, duke kaluar Cardi B, Nicki Minaj dhe Lizzo.

Burimi: BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota megan thee stallion teksas megan thee stallion teksas

Sondazh

Poll