Bota

Zgjedhjet/ Ali Ahmeti thirrje liderëve shqiptarë: Të bashkuar jemi më të fortë

16 Korrik 2020, 15:24 Nga DOSJA

MAQEDONI E VERIUT-  Sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postim në rrjetin social  Facebook ka ndarë me ndjekësit e tij  opinionin që ka realizuar biseda telefonike me liderët e partive politike shqiptare në vend. Ndërsa më tej ai ka thënë se ka marrë shumë urata nga të afërm dhe miq për garën e fortë në zgjedhjet e dhjeta parlamentare.

Postimi ne Facebook.“Të nderuar miq, ju faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe dhe për zhvillimin e një proçesi shembullor zgjedhor gjer në këto çaste. Sot pranova mijëra urata nga të gjitha trojet tona për të cilat jam shumë mirënjohës. Gjithashtu, sot realizova biseda telefonike me Kryetarin e PDSHsë z. Menduh Thaçi, dhe Kryetarin e Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami, ndërsa do të realizoj biseda edhe me Kryetarët e partive tjera shqiptare, z. Gashi, z. Sela dhe z. Memedi për ta vlerësuar bashkarisht rezultatin zgjedhor dhe për të këmbyer mendime.  Bashkë jemi më të fortë ?”

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti ali ahmeti

Sondazh

Poll