Bota

Digjet makina e KSHZ-së që po transportonte materialin zgjedhor nga Gostivari në Shkup, komuna ku BDI pësoi humbjen më të

16 Korrik 2020, 14:25 Nga DOSJA
Digjet makina e KSHZ-së që po transportonte materialin zgjedhor nga

MAQEDONI E VERIUT– Në orët e para të mëngjesit së kësaj  të mërkure ështëe djegur vetura e Komisionit zgjedhor të Gostivarit, për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura.

Siç shkruajnë edhe mediat vendase në makinë kanë qenë materialet zgjedhore nga votimi në Komunën e Gostivarit. Ndërkohë mësohet se nga ky incident nuk ka persona të lënduar.

Kujtojmë se Gostivari është Komuna ku BDI pësoi humbjen më të thellë, prandaj në rrjetet sociale kanë nisur të përhapen komente dyshuese lidhur me shkaqet e djegies së makinës.

“Sot në ora 4 e 30 minuta të mëngjesit, në SPB Tetovë është raportuar se është djegur veturë ‘Ford Tranzit’ me targa të Gostivarit, që e ka drejtuar 35 vjeçari F.A. në afërsi të pikëpagesës në Tetovë.”-ka deklaruar zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë të dytat në rajon pas atyre në Serbi që zhvillohen në kohë pandemie. Procesi i votimit ka zgjatur tre ditë pasi ishin ndarë fasha të veçanta për votim, duke shmangur kontaktet mes moshës së tretë dhe qytetarëve të tjerë. Ishte Zaev ai që e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, pas dështimit të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Rezultati i votimeve pritete të dalë pasditen e sotme.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni digjet makina kshz-së gostivar marjan josifovski zgjedhjet në maqedoninë e veriut digjet makina kshz-së gostivar marjan josifovski zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll

Bota 16 Korrik 2020, 13:46

KOSOVË– Në një kohë që sot bëhen 4 ditë që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po merret në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë, në rrjetet sociale...