Bota

“Kosova dhe Metohija”/ Para takimit me Hotin Vuçiç bisedë me Varhelyi, çfarë u pa brenda zyrës së zyrtarit të BE-së

16 Korrik 2020, 15:55 Nga DOSJA

BRUKSEL-Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsa ky i fundit pak para nisjes së takimit është takuar me komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Nga fotoja që ka publikuar Varhelyi në zyrën e tij shihet edhe libri “The Christian Heritage of Kosovo and Metohija” i një autori serb që siç duket zyrtarit europian ia ka bërë dhuratë Vuçiç.

Ky detaj është parë nga fotoja që vet zyrtari europian ka publikuar me Vuçiç në Twitter.

“Diskutim i mirë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic në Bruksel sot, për marrëdhëniet BE-Serbi, luftën kundër COVID-19, dhe përgatitjet për Planin Eonomik. Komisioni Europian do ta parashtrojë atë në vjeshtë dhe bashkëpunimin regjional.”- ka shkruar ai.

Ky takim i drejtpërdrejtë vjen pas takimit virtual të 12 korrikut mes të dy palëve, ku në atë bisedë Kryeministri Hoti ka thënë se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet me Serbinë. Dialogu mes këtyre dy vendeve është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vendosur Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia. Taksa 100 % u zëvendësuarme masa reciprociteti, por me ardhjen në pushtet të Qeverisë Hoti u hoq reciprociteti, ku sipas tij erdhi me qëllim vazhdimin e dialogut.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni olivér várhelyi takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020 olivér várhelyi takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020

Sondazh

Poll