Bota

La Britaninë për t’u bashkuar me Shtetin Islamik të Irakut/ Shamima Begum mund të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për

16 Korrik 2020, 14:38 Nga DOSJA
La Britaninë për t’u bashkuar me Shtetin Islamik të Irakut/

BRITANI- Gjykata e Apelit në Britani ka vendosur që Shamima Begum duhet të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar që të mos i hiqet nënshtetasia   britanike. Begum, tani në moshën 20 vjeçe, ishte një nga tre nxënëset të shkollës që u larguan nga Londra për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik në Siri në vitin 2015.

Shtetësia e saj u hoq  nga Zyra e Brendshme për arsye sigurie pasi u gjet në një kamp refugjatësh në vitin 2019. Gjykata e Apelit tha se asaj i ishte refuzuar një seancë dëgjimore sepse nuk mund ta zhvillonte  çështjen e saj nga kampi Sirian. Ndërkohë  zyra e Brendshme tha që vendimi ishte “shumë zhgënjyes” dhe se “do të kërkonte leje për të apeluar.

Vendimi do të thotë që qeveria tani duhet të gjejë një mënyrë për ta lejuar 20-vjeçaren, e cila aktualisht është në Kamp Roj në veri të Sirisë, të paraqitet në gjykatë në Londër, pavarësisht se vazhdimisht kanë thënë se kjo nuk do të ndihmojë largimin e saj nga Siria.

Gjykatësi tha se shqetësimet e sigurisë kombëtare për të “mund të adresohen dhe menaxhohen nëse kthehet në Mbretërinë e Bashkuar”.

Burimi;BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shamima begum shamima begum

Sondazh

Poll

Bota 16 Korrik 2020, 13:46

KOSOVË– Në një kohë që sot bëhen 4 ditë që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po merret në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë, në rrjetet sociale...